Sot merret vendimi i parë – Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet

Sot merret vendimi i parë – Alves mund të dënohet me burg deri në 12 vjet

Dani Alves po qëndron në paraburgim pa kusht që nga 20 janari, në pritje të vendimit për akuzën e përdhunimin e një 23 vjeçareje në klubin e natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor.

Gjykata e Apelit në Barcelonë do të vendosë sot për masën e paraburgimit për ish-futbollistin e Barcelonës.

Ekipi i tij ligjor e ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa kjo ankesë është kundërshtuar nga prokuroria publike dhe nga prokuroria private.

Në bazë të kamerave të sigurisë, të siguruara nga mediumi “El Periodico”, Alves u largua nga klubi i natës pas incidentit të supozuar, përcjell “Gazeta Express”.

Ai e injoroi viktimën, e cila po qante, e në ndërkohë po ngushëllohej nga një shoqe e saj dhe nga stafi i Sutton.

Burimet e “El Periodicos” sqarojnë se Alves kaloi pranë vajzave të reja, të cilat desh i kishte kafshuar, ndërsa viktima iu ka treguar punonjësve të klubit të natës për sulmin seksual të supozuar që sapo e kishte pësuar në banjë.

Alves e ka ndërruar disa herë versionin e tij, duke sjell dyshime për pafajësinë e tij.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në 12 vjet burg.

Shpërndaje në: