Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

Sot rreth orës 14:30 është parashikuar që të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Seanca e djeshme për Berishën u ndërpre, pasi mbrojtja e tij kërkoi kohë të njihet me aktet.

Ndërkohë njëri prej dy avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj ka thënë se ka bërë kallëzim ndaj gjyqtares së çështjes Irena Gjoka dhe kërkesë për përjashtimin e saj.

Por nga Gjykata në një reagim u tha se nuk kishte ardhur një kërkesë e tillë. Berisha refuzoi të shkonte në seancë por doli në një konferencë për mediat, ku edhe njëherë nënvizoi se po respekton Kushtetutën

Shpërndaje në: