Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë

Sot do të mbahet seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Iu njoftojmë se seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit për gazeta online Reporteri.net.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ndër të tjerash, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin, për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë.

Shpërndaje në: