Sot do të kompletohet gjysmëfinalja e Kupës

ot do të kompletohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale do të luhen sot duke filluar nga ora 13:00.
Derbi i moçëm mes Vëllaznimit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Gjakovë.
Kuqezinjtë e eliminuan Gjilanin në të tetën e finales duke e ngritur kështu optimizmin për ta bërë një tjetër ndeshje të madhe kundër Bardhekaltërve sot.
Nga ana tjetër, kryeqytetasit e shohin më të lehtë daljen në Evropë përmes Kupës duke e pasur parasysh se kanë mbetur paksa prapa me vendet që dërgojnë në Evropë përmes Superligës.
Ndërkaq, në duelin tjetër çerekfinal Drita shihet si favorite ndaj liderit të Grupit B në Ligën e Parë, Prishtina e Re.
Paraprakisht, dje kualifikimin në gjysmëfinale e siguruan Drenica dhe Llapi, të cilët i eliminuan Ferizajn respektivisht Malishevën.
Në çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje, prandaj ekipet fituese kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës.
Siç dihet, fituesi i Kupës së Kosovës e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.
Prandaj edhe ky trofe është mjaft i çmuar dhe i lakmueshëm për klubet kosovare