Sot ditë e rëndësishme për Mbappe – Real Madrid, lojtari pritet të kërkojë largimin

Sot ditë e rëndësishme për Mbappe – Real Madrid, lojtari pritet të kërkojë largimin

Real Madrid nuk është dorëzuar akoma në ndjekjen e Kylian Mbappe.

Lojtari i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është dëshira kryesore dhe thuajse e vetme e Florentino Perez.

Sipas raportimeve të Josep Pedrerol nga El Chiringuito, Kylian Mbappe do të kërkojë sot nga bordi i PSG që ta lejojnë transferimin në Real Madrid, përcjell Periskopi.

Francezi thuhet të mos jetë i kënaqur me ardhjen e Lionel Messi në PSG, pasi Mbappe dëshiron një skuadër që ndërtohet rreth tij.

Pedrerol ishte gazetari që lajmëroi largimin e Ramos, lëvizjet për Hazard dhe shumë lëvizje tjera interesante.

Lajmet e tij për Mbappe kanë bërë tashmë bujë të madhe në Spanjë. Mbetet të shihet nëse sot do të kompletohet ndonjë lëvizje e mundshme. /Periskopi/

Shpërndaje në: