Sot dita e Akil e Nora Gjakovës dhe Donjeta Sadikut në “Paris 2024”
Xhudistja Distria Krasniqi dje na bëri krenarë duke fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurse sot do të garojnë tre sportistë tanë, përkatësisht në xhudo dhe boks.
Akil dhe Nora Gjakova do të garojnë në xhudo në kategoritë e tyre (ndeshjet nisin nga ora 10:00 deri 14:00)
Kurse në boks garon Donjeta Sadiku (ora 20:00 – 20:30). Ajo meçin e parë e ka fituar.
Kujtojmë se sonte Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë olimpike.