Sot bëhen dy vite prej që Dua Lipa e “çoi peshë” një Serbi me “Autochthonous”
Këngëtarja Dua Lipa kishte bërë një status para dy viteve me flamurin Autochthonous, i cili ishte shpalosur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd, gjë që kishte bërë që ndeshja të ndërpritet.
Ishte 19 korriku i vitit 2020, viti kur këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e kishte postuar flamurin e “Autochthonous” në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë kishte shpjeguar domethënien e kësaj fjalie.
“au•toch•tho•nous mbiemër (banor i një vendi) vendas dhe jo i ardhur si emigrant apo kolonialist”, kishte shkruar Dua në faqen e saj në Twitter.
au•toch•tho•nous adjective
(of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists pic.twitter.com/OD9bNmLcZ4— DUA LIPA (@DUALIPA) July 19, 2020