Sorensen takon ndaras Elekun dhe Rashiqin: Pata diskutime të mira për dëshirat dhe shqetësimet e serbëve

Sorensen takon ndaras Elekun dhe Rashiqin: Pata diskutime të mira për dëshirat dhe shqetësimet e serbëve

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në Prishtinë ai u takua me kryetarin e Listës Srpska, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në Qeveri.

Pak më herët, Lista Srpska lëshoi një komunikatë për media për këtë takim.

Kjo parti tha se iu ankua emisarit europian se kryeministri Albin Kurti ia dha një mandat në Kuvend ministrit Nenad Rashiq me “vota të shqiptarëve”.

Nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit nëntë ka fituar Lista Srpska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, dhe një ulëse e ka fituar partia e Rashiqit.

Shpërndaje në: