Sorensen takohet me Marta Kos, flasin për dialogun e situatën në Ballkanin Perëndimor

Sorensen takohet me Marta Kos, flasin për dialogun e situatën në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar me Komisioneren e BE’së për Zgjerim, Marta Kos.

Ata kanë folur për dialogun dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Bisedë shumë e mirë me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, për dialogun dhe situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Pres të punojmë bashkë”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: