Sorensen nga Merdarja: Koha për t’i modernizuar pikëkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sorensen nga Merdarja: Koha për t’i modernizuar pikëkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përpara se të përfundojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ka vizituar pikën kufitare të Merdares.

Nga atje, ai tha se të gjitha pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të modernizohen.

“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdare – një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga BE. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen.

Në tri ditë qëndrim në Kosovë, Sorensen ka takuar krerët e vendit, liderët opozitarë, përfaqësuesit serbë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Po ashtu, ai ka zhvilluar një vizitë edhe në misionin e NATO’s në Kosovë, KFOR.

Shpërndaje në: