Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, para se të largohet nga Kosova, është ndaluar në pikën kufitare në Merdar, të cilën e quajti moderne.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, ai u shpreh se është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdare – një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga BE. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen./Periskopi

Shpërndaje në: