Soprano kosovare kujdeset për babain me koronavirus: Shumë ngadalë po shkon shërimi

Soprano kosovare kujdeset për babain me koronavirus: Shumë ngadalë po shkon shërimi

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, para pak ditësh ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për të është duke u kujdesur vajza e tij, Arta Jashari e cila është soprano e njohur shqiptare që prej kohësh është pjesë e Filarmonisë së Kosovës.

Së fundi Arta në një status në Facebook ka treguar për gjendjen e babait të saj që po lufton me pandeminë e Covid-19.

Arta poashtu ka përcjellur porosi teksa thotë mbani distancë, maskë, dorëz dhe dezinfektoni duart.

“Ky është momentalisht angazhimi im intenziv 24 orësh. Kur po shoh prindit pa maska e pa doreza në makete etj,  pom hidhet me iu mshu shuplake fytyrës për pakujdesinë !!!! E vërtetë që duhet me u mësua me jetu me këtë virus mirëpo pavarësisht kujdesit, babi me maske e dorëza në ambiente me njerëz – prap kështu ka përfundua – shumë ngadalë po shkon shërimi . Mos i merrni n’qafe njerzit e moshuar !!! Krejt çka duhet është distancë, me i dezinfektu duart e me fshi mas vetës kur i qet qyrrat e pështymen tande në sipërfaqe ku mund të infektosh dikën. Mbaj dorëzat mbaj maskën ose shko shihe pak kah Infektiva gjendjen”, ka shkruar Arta teksa ka publikuar fotografi nga infektiva.

 

Shpërndaje në: