Sony së shpejti do të sjellë dy telefona të rinj

Disa ditë para prezantimit të yjeve të reja të serisë Xperia, janë publikuar fotografitë e modeleve të reja Xperia X72 dhe X72 Compact.
Pasuesi i X71 do të ketë ekran 5,7“, ndërsa versioni më i vogël do të ketë ekran prej 5“. Telefonat do të punojnë në sistemin operativ Android Oreo dhe janë të pajisur me kamerën prej 19 MP, të cilën e posedon modeli premium XZm, transmeton KosovaPress.
Skaneri për gishtërinj ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, dhe ka edhe mundësinë e mbushjes pa tela.