Sonte rifillon spektakli i Euro 2020, Itali-Spanjë është superndeshja që na pret

Sonte (e martë) do zhvillohet gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Spanjës.
Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të kualifikohen deri në finale.
Duke marrë parasysh formën e mirë të dyjave, atëherë është thuajse e pamundur të dihet se kush është favoriti.
Ndeshja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Wembley”.
Në finale, fituesi i këtij takimi do përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Danimarkës – Anglisë.