Sonte ndeshja Shqipëri – Islandë
Shqipëria do të luajë sot (e martë) kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Ligën B të Grupit 2.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në “Air Albania”.
Shqipëria është në këtë grup me vetëm një pikë dhe një fitore sonte do të thoshte se ata kalojnë në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Islanda ka tre pikë dhe po ashtu do të synojë të pozicionohet në vendin ku aktualisht është.
Izraeli e mbyllë këtë sezon të Ligës së Kombeve si lider me tetë pikë dhe do të jetë i lirë, shkaku që Rusia është eliminuar nga gara, shkaku i sulmit ndaj Ukrainës.
Kuqezinjtë janë në dijeni tashmë se duhet të përmirësohen edhe më shumë dhe të nisin përgatitjet për ndeshjet kualifikuese që do vijnë nga viti i ardhshëm për Kampionatin Evropian.