Sonte ndahen statujat e famshme të çmimit Oscar

Sonte ndahen statujat e famshme të çmimit Oscar

Ceremonia e Oscar tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.

Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.

Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”.

“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka gjithsej shtatë nominime, përcjell KosovaPress.

Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.

Nominimet për aktorin më të mirë:

Christian Bale (Vice)

Bradley Cooper (A Star Is Born)

Willem Dafoe (At Eternity’s Gate)

Rami Malek (Bohemian Rhapsody)

Viggo Mortensen (Green Book)

Nominimet për aktoren më të mirë:

Yalitza Aparicio (Roma)

Glenn Close (The Wife)

Olivia Colman (The Favourite)

Lady Gaga (A Star Is Born)

Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)

Nominimet për filmin më të mirë:

Black Panther

BlacKkKlansman

Bohemian Rhapsody

The Favourite

Green Book

Roma

A Star Is Born

Vice

 

Shpërndaje në: