Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, a do të jepet ‘amini’ për të shkuar në zgjedhje?
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot pasdite.
Sipas agjendës që ka qarkulluar në media, LDK do të diskutojë për zhvillimet aktuale politike si dhe për vendimet që do të ndërmarrin për zgjedhjet e parakohshme.
Mbledhja do të nis në ora 18:00.
Kujtojmë që, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje duke e shpërndarë Kuvendin.
Me këtë nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Partia e Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje nga drejtimi i qeverisë./Periskopi