Sondazhi fillestar: 46 për qind kanë pikëpamje pozitive për Harrisin, 42 për qind për Trumpin
Sipas sonazhit fillestar të CNN-nit, përafërsisht 46 për qind e votuesve kanë një pikëpamje pozitive për Kamala Harris, ndërkaq 42 për qind kanë pikëpamje pozitive për Trumpin.
Rreth 8 për qind e votuesve në nivel kombëtar kanë pikëpamje negative për të dy kandidatët, një tregues më i lartë se viti 2020, por më e ulët se në vitin 2016 kur ishte 18 për qind, raporton CNN.
Përafërsisht gjysma e votuesve thonë se do të ishin optimistë ose të emocionuar nëse Harris fiton, ndërsa pjesa tjetër thonë se do të ishin të shqetësuar ose të frikësuar.
Këto shifra janë të ngjashme për pikëpamjet për një fitore të Donald Trumpit.