Sondazhi: Bie pëlqimi për Edi Ramën, Ilir Meta kryeson renditjen për mendimin negativ
Gjatë periudhës 22 shtator deri në 2 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë në vend.
Të pyetur lidhur me mendimin pozitiv apo negativ për kryeministrin Edi Rama, 45.9% e qytetarëve kanë mendim pozitiv, ndërsa 50.1% e tyre kanë mendim negativ për të.
Mendimi pozitiv për Edi Ramën krahasuar me muajin mars 2024, ka një rënie prej 9.6%, ndërkohë që mendimi negativ për të krahasuar sërisht me mars 2024 është rritur me 7.7%.
Në mënyrë krahasimore lidhur me mendimin pozitiv për liderët kryesorë në vend të testuar elektoralisht më parë, rezulton se përqindjen më të lartë e ka Edi Rama 45.9%, ndjekur më pas nga Sali Berisha 28.7%, Lulzim Basha 13.9% dhe në fund Ilir Meta 9.9%.
Ndërsa për mendimin negativ, renditjen e liderëve e kryeson Ilir Meta me 84.6%, ndjekur nga Lulzim Basha 80.5%, Sali Berisha 66.3% dhe në fund Edi Rama 50.1%.