Sondazhi: 10 ëndrrat seksuale që burrat dhe gratë shohin më shpesh

Sondazhi: 10 ëndrrat seksuale që burrat dhe gratë shohin më shpesh

Sipas një sondazhi të ri me 1000 burra dhe 1000 gra, gjëja më e zakonshme për gratë, kur flitet për ëndrra seksuale, është seksi me dikë të afërt, një mik.

Ndërkohë, për burrat është diçka tjetër: Seksi me një ish.

Sigurisht, është e rëndësishme të kujtoni se ëndrrat tuaja erotike nuk duhen marrë shumë seriozisht, pasi në të shumtën e rasteve, nuk do të thotë se ju dëshironi që ato të ndodhin në të vërtetë.

Pak më shumë se tre të katertat e grave të anketuara thanë se kanë ëndërruar për një të njohur, ndërsa 68% kanë menduar për të bërë seks me një koleg pune.

62% e grave të anketuara thanë se kanë ëndërruar për seks me një të panjohur dhe vetëm 58% thanë se kanë parë ëndrra erotike me partnerin e tyre aktual.

Ndërkohë, në vendin e pestë, është ëndrra sikur “partneri po i tradhton”, të cilën e kanë parë rreth 57% e grave të anketuara.

Sipas sondazhit, 10 ëndrrat erotike më të njohura të grave janë:

– Seksi me një mik

– Seksi me një koleg pune

– Seksi me të panjohur

– Seksi me partnerin e tyre aktual

– Ëndrra sikur po partneri po i tradhton

– Seksi me ish-të dashurin

– Seksi me një të famshëm

– Seks me shefin

– Seks në grup

– Seks me dikë që urrejnë

Sondazhi, i kryer nga  IllicitEncounters.com, tregoi se zgjedhjet e burrave ishin krejt ndryshe. Zgjedhja kryesore e tyre ishte një ëndërr erotike me ish-të dashurën. 92% e burrave e kanë patur këtë ëndërr, krahasuar me 54% të grave. Ëndrra e dytë më “e famshme” për burrat, është “kur marrëdhënia seksuale shkon keq”. 76% e burrave e kanë parë këtë ëndërr.

10 ëndrrat erotike më të njohura të burrave:

– Seks me një ish

– Ëndrra sikur diçka shkon keq gjatë seksit

– Seksi në grup

– Seks me një të famshëm

– Seks në një vend publik

– Ëndërr sikur partnerja po i tradhton

– Seks që përfshin BDSM*

– Seks me një koleg/e pune

– Seks me një mik/e

– Seks me një të panjohur

*BDSM (Bondage, discipline, dominance, submission, sadism, masochism – skllavëri dhe disiplinë, mbizotërim dhe nënshtrim, sadizëm dhe mazokizëm)

Pyetjes: “Sa shpesh shihni ëndrra erotike”, të anketuarit iu përgjigjën:

Herë pas here – 26%

Një herë në javë – 16%

Një herë në dy javë – 12%

Një herë në muaj – 14%

Pak herë në vit – 20%

Asnjëherë – 12%

Shpërndaje në: