Solskjaer përshëndetet me tifozët dhe kërkon falje – Bruno Fernandes kërkon të fajësohet skuadra
Ole Gunnar Solskjaer me shumë gjasë do të jetë trajneri i radhës nga Premier League që do të shkarkohet.
Manchester United është mposhtur 4:1 në ndeshjen ndaj Watford dhe reagimet tani janë të shumta.
Pas ndeshjes, norvegjezi shkoi për të përshëndetur tifozët e United dhe iu kërkoi falje për humbjen, përcjell periskopi.
Përshëndetja dukej edhe si një lamtumirë e fundme, por Bruno Fernandes nuk u pajtua me trajnerin e tij.
Ai sinjalizoi tifozët se faji është te grupi dhe jo te Ole Solskjaer. Shikoni videon më poshtë për më shumë detaje. /Periskopi/
Ole Gunnar Solskjær apologies to Man United fans. Bruno Fernandes sends a clear message to the whole team – like ‘don’t blame only the manager’. ? #MUFC
⤵️? @footballdaily pic.twitter.com/3EZc5t2DBp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 20, 2021