Solskjaer nuk hedh poshtë mundësinë për nënshkrimin e Ronaldo: Ai e di se jemi këtu

Solskjaer nuk hedh poshtë mundësinë për nënshkrimin e Ronaldo: Ai e di se jemi këtu

Cristiano Ronaldo është lojtari që vodhi vëmendjen e merkatos në ditët e fundit të saj.

Pas dramave të Lionel Messi e Kylian Mbappe, tashmë skenën ka marrë ylli portugez, i cili ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me Juventus.

Manchester City shihej si opsioni më i mundshëm për të, por sipas raportimeve të fundit, United mund të jetë zgjidhja që i ofron atij një aventurë të dytë në Premier League.

Se është e gjasshme që CR7 të kthehet tek United, kjo shihet edhe nga fjalët e Solskjaer.

“Nuk dua të spekuloj shumë. Cristiano është legjendë e klubit, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Kisha fatin të luaja me të”, tha Solskjaer, përcjell Periskopi.

“Ne kemi pasur gjithmonë komunikim. Bruno ka folur me të, ai e di si ndihemi për të dhe nëse do të largohej nga Juventus, ai e di se jemi këtu për të”, shtoi norvegjezi.

Thuhet se agjenti i tij, Mendez, tashmë ka nisur negociatat edhe me ‘Djajtë e Kuq’. /Periskopi/

Shpërndaje në: