Solskjaer emocionohet në lamtumirën me United: Skuadra do të jetë mirë, do t’i përcjell dhe mbështes ata

Solskjaer emocionohet në lamtumirën me United: Skuadra do të jetë mirë, do t’i përcjell dhe mbështes ata

Ole Gunnar Solskjaer është përshëndetur sot me skuadrën e Manchester United.

Trajneri norvegjez drejtoi United viteve të fundit, por sot zyrtarisht është shkarkuar nga kreu i stolit.

Pas ndarjes së rrugëve me skuadrën, ai ka dhënë një intervistë për t’u përshëndetur, ku edhe ka treguar se Carrick do ta drejtojë Unitedin.

“Michael Carrick do ta drejtojë skuadrën ndaj Villarreal. Kam respektin më të madh për Michael, e dua shumë. Po bëhem emocional tani, sepse ai është top. Ata do të jenë mirë. Unë do t’i shikoj dhe do t’i mbështes”, ka thënë Ole, transmeton Periskopi.

Carrick do të jetë trajner i përkohshëm i United, derisa bordi të vendos për emrin e ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: