Solsjkaer flet para ndeshjes me Cityn, ja çfarë thotë
Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer para ndeshjes me ‘Djajtë’ e ka pranuar se mes Unitedit dhe Cityt ka një diferencë të konsiderueshme, me rivalët që renditen +14 pikë nga vendi i dytë dhe kanë 21 radhazi në të gjitha kompeticionet, përcjell Periskopi.
Para ndeshjes, trajneri norvegjez tha se do të tentojnë ta mposhtin Cityn, por jo që janë duke menduar për titull.
“Fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje dhe jo ku do ta mbyllim sezonin. Ne duhet thjesht që të jemi Unitedi më i mirë i mundshëm dhe përpiqemi të përmirësohemi nga sezoni i shkuar” – tha Solskjaer.
Solskjaer përsëriti se ai nuk do të ketë shumë para në dispozicion në merkaton e verës për shkak edhe të efekteve të pandemisë, por nuk preferoi të hynte në krahasime me forcën blerëse të komshinjve të tyre.