Sokol Havolli: Të merremi me të ardhmen, jo me batutat e Nasradinit të kësaj qeverie

Sokol Havolli: Të merremi me të ardhmen, jo me batutat e Nasradinit të kësaj qeverie

Kandidati për deputet nga LDK, Sokol Havolli ka treguar se do të investojnë 1.5 miliardë euro në Prishtinë.

Në shumën milionëshe, Havolli tregon se përfshihet rregullimi i unazës së kryeqytetit, ndërtimin e qendrës sportive, spitalin e ri të qytetit, mësimin tërë ditor si qendrën për teknologji informative dhe intelegjencë artificiale

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma për të gjithë, një ditë jashtëzakonisht e sukseshme në kryeqytet.

Ku Kryetari Abdixhiku dhe Kryetari Rama prezantuan projekte ne vlerë 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin, për qytetin  e gjithë qytetarëve të Kosovës.

Çka kemi në këtë 1.5 miliardë euro?

Kemi unazën e kryeqytetit, e cila me shumë vite është duke u bllokuar nga bllokuesit aktual, kemi spitalin e ri të qytetit, sepse guxojmë të mendojmë ne projekte madhore të cilat kanë me transformu shëndetin e qyteravë të Kosovës.

Pa ashtu kemi edhe qendrën sportive, mësimin tërë ditor si qendrën për teknologji informative dhe intelegjencë artificiale.

Me këtë të fundit, natyrisht se jam i lidhur edhe personalisht sepse kam kontribuar drejtpërsëdrejti duke e implentuar një pjesë të qytetit të menqur, përmes digjitalizimit të parkingjeve dhe vendosjes së shtyllave të menqura.

Në anën tjetër debati fatkeqësisht është duke u bërë nga të tjerët ne disa nivele që më teper i ngjasojne “shtallave”, sepse flasim për miza, këmben e elefantit, këmben e dhise e për batuta të ndryshme te cilat janë të kohes se Nasradinit.

Merreni me mend ne botën digjitale, ne kohen e avancimit të shoqerise tone, ne merremi me qështje që nderlidhen me batuta të tipit të Nasradinit.

Mos humbisni kohë me këto batuta, te fokusohemi te gjithë-në avancimin e kësaj shoqerie, në përafrimin e të gjitheve jo në perçarje dhe të fokusohemi ne projektet tona për të ardhmen, sepse këto projekte kanë me bë këtë vend të jetueshem dhe nuk kanë me leju zbrazjen e vendit, ashtu sic po ndodh cdo ditë.

Shpërndaje në: