Sokol Havolli: Ndryshimi fillon me pasuritë e Kosovës, zhvillimi i qendrës së skijimit në Brezovicë
Sokol Havolli, kandidati i LDK-së për deputet me numër 40 ka vizituar sot Brezovicën.
Havolli thotë se LDK do investojë në zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë
Postimi i Sokol Havollit:
“Ndryshimi fillon me pasuritë e Kosovës! Zhvillimi i qendrës së skijimit në Brezovicë 🏔️
Brezovica, një ndër perlat tona me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ende vazhdon të qëndrojë larg investimeve që do ta transformonin atë në një destinacion të klasit botëror.
Programi ynë, nën qeverisjen e Kryeminstrit Lumir Abdixhiku, sjell shpresë dhe ndryshim! Me një investim mbi 80 milionë eurosh, synojmë:
1️⃣ Zgjerimin dhe modernizimin e shtigjeve të skijimit sipas standardeve më të larta evropiane;
2️⃣ Instalimin e teleferikëve të rinj dhe të teknologjisë më të fundit;
3️⃣ Ndërtimin e qendrave moderne hotelierike dhe shërbimeve përcjellëse.
E cilat do të jenë përfitimet për ne dhe për turistë? Vende të reja pune, një atraksion turistik i klasit të parë dhe një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik për të gjithë rajonin. Pas aranzhimeve financiare, rreth 25% e pronësisë në këtë park do të mbetet në pronësi publike.
Brezovica nuk është vetëm një vend, është një mundësi për ndryshime pozitive, për të krijuar të ardhmen.
✅124 për LDK
✅1 Lumir Abdixhiku
✅40 Sokol Havolli
#LDK124 #LDK #BehuNdryshimi #BëhuNdryshimi #124 #Kosova #SokolHavolli”, shkruan ai.