Sokol Havolli: Me Abdixhikun kryeministër, 200 euro rritje të pagës për shërbyesit civil

Sokol Havolli: Me Abdixhikun kryeministër, 200 euro rritje të pagës për shërbyesit civil

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Sokol Havolli në një intervistë zgjedhore në Periskopi ka treguar për programin e tyre për rritjen e koeficientit prej 150.

Ai ka thënë se me Abdixhikun kryeministër, do të rishikohet buxheti i këtij viti, dhe do të rritet për 200 euro mesatarisht pagat për shërbyesit civil.

Ne jemi shumëshumë të sigurt dhe preciz në premtimet tona. Sepse janë të kalkuluara nga profesionist më të mirë që i ka ky vend. Programi “Rruga e Re” ne fund duhet me reflektu në buxhetin e Kosovës. Me kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhikun që koeficienti do të jetë 150, kjo e ka bazën në projeksionin tonë për buxhetin e këtij viti, sepse do t’ i bëhet rishikim menjëherë. Pse kjo është lehtë e realizueshme? Është sepse ne e dimë kpacitetin buxhetor gjenerues të Kosovës, dhe përvec rritjes së koeficientit që nënkupton 200 euro rritje të pagës mesatarisht për shërbyesit civil në Kosovë”, tha Havolli.

 

Shpërndaje në: