Sokol Dobruna ftohet për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna bashkë me avokatin Ilir Hoxhaj, janë paraqitur në selinë kryesore të EULEX-it, me ftesën nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për intervistim.
Se në çfarë cilësie do të paraqitet Dobruna, ende nuk janë të informuar.
Kjo është hera e dytë e intervistimit.
Në herën e parë Dobruna ishte intervistuar për 22 orë me radhë.