Soda e bukës parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen

Soda e bukës parandalon rënien e flokëve dhe përshpejton rritjen

Ju mund ta përdorni atë për të gatuar ose pastruar, apo edhe për të trajtuar probleme të caktuara mjekësore. Por a keni menduar ndonjëherë ta vendosni atë në flokët tuaj?

Po, është e vërtetë. Soda e bukës ka disa përfitime të pabesueshme për flokët tuaj! Ju mund ta përdorni atë në vend të shampos tuaj. Është një produkt i sigurt dhe ekonomik që pastron në mënyrë natyrale dhe i mban flokët të shëndetshëm.

Nëse jeni skeptik, shikoni disa nga përfitimet e përdorimit të sodës së bukës në flokët tuaj!

Soda e bukës largon mbetjet e produkteve për flokë

Soda e bukës do t’ju ndihmojë të hiqni çdo mbetje të produkteve tuaja të flokëve. Mbetjet e shampos, zbutësit ose sprait që mund t’i lënë flokët me yndyrë. Soda është ilaçi i përsosur për pastrimin e vërtetë të flokëve tuaj.

Heq klorin

Nëse notoni shpesh, ndoshta e dini se klori mund të dëmtojë flokët tuaj. Mund të ndryshojë edhe ngjyrën e tyre! Soda e bukës ndihmon në heqjen e klorit nga flokët dhe koka, duke e mbrojtur atë nga dëmtimi.

Nxit rritjen e flokëve

Kur flokët tuaj ngarkohen nga mbeturinat ose kimikatet, kjo mund të pengojë rritjen e tyre. Soda mund t’i pastrojë flokët më mirë se sa shampot! Përdorimi i sodës së bukës për të hequr papastërtitë shtesë mund t’ju ndihmojë të rritni flokët tuaj!

Ja se si ta përdorni sodën e bukës për të pastruar kokën dhe flokët:

– Përzieni sodë buke dhe ujë në një enë 1 deri 3 lugë gjelle sodë, varësisht nga sa flokët keni. Sa më shumë flokë që keni, aq më shumë do t’ju nevojitet. Për flokët deri tek shpatullat, përdorni 1 lugë gjelle sodë dhe 6 lugë ujë.

– Ju mund të përdorni sodë në flokë të thatë ose të lagur. Aplikoni përzierjen në rrënjë dhe tërhiqeni deri në fund të flokëve.

– Lëreni përzierjen të veprojë për disa minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Soda e bukës është e lirë, e sigurt dhe pa kimikate. Është produkti i përsosur për të rivitalizuar flokët tuaj!

Shpërndaje në: