Sociologia nga Spanja: Vdiqa për 24 minuta, ja çfarë pash derisa isha pezull mbi trupin tim

Sociologia nga Spanja: Vdiqa për 24 minuta, ja çfarë pash derisa isha pezull mbi trupin tim

Një grua 50-vjeçare që “vdiq” për 24 minuta ndërsa i çonte fëmijët në shkollë ka treguar çfarë ndjeu dhe përjetoi “në anën tjetër”.

Tessa Romero, e cila ka shkruar një libër për këtë përvojë të habitshme, thotë se kjo eksperiencë e ka bërë që të mos ketë më frikë nga vdekja.

Sociologia, e cila jeton në jug të Spanjës, po çonte vajzat në shkollë kur pësoi një arrest kardiak të papritur. Një ambulancë mbërriti pas 24 minutash, tregon Romero në librin e saj “24-Minuta në Anën Tjetër: Të Jetosh pa Frymë nga Vdekja”, duke shtuar se mjekët më vonë i thanë se zemra e saj kishte ndaluar për atë kohë.

Ajo shton se mjekët nuk ishin të sigurt se çfarë kishte ndodhur: “Dëgjova ata të flisnin për… infarkt akut të miokardit (atak kardiak) dhe arrest kardiak të papritur. Por nuk po binin dakort. Kurrë nuk do ta dimë me siguri çfarë ndodhi.”

Duke kujtuar momentet në “anën tjetër”, Romero, e cila po luftonte me një sëmundje të rrallë në atë kohë, thotë: “Gjëja e parë që ndjeva ishte një paqe e madhe. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, nuk kishte më dhimbje fizike apo emocionale – vuajtja kishte marrë fund. Ndjeja një lehtësim të thellë, sikur një peshë e madhe të më kishte hequr nga supet. Kujtoj se po rrija pezull mbi tavan, duke parë skenën nga lart. Mund të shihja lëvizjet në klinikën ku isha – dhe mund të shihja vajzat e mia të vogla në dhomën e pritjes. Pashë një trup të shtrirë atje. Ishta konfuze sepse nuk e kuptova që isha e vdekur. Ndjehesha e gjallë, e zgjuar dhe e ndërgjegjshme. Por nuk kuptoja pse askush nuk më shihte dhe dëgjonte”, raporton Daily Mail.

Ajo shton: “Nuk i besoja këtyre fenomeneve më parë – por kur u zgjova, e dija me siguri të plotë se çfarë kisha përjetuar nuk ishte një ëndërr. Ishte e vërtetë. Gjithçka rreth meje ndjehej ndryshe. Kisha një ndjenjë shumë të çuditshme, sikur bota kishte kaluar nëpër një filtër antik. Sikur koha nuk funksiononte më në të njëjtën mënyrë. Gjithçka dukej më e ngadaltë, më e dendur, më e ngarkuar me kuptim.”

Romero kishte luftuar me probleme shëndetësore të rënda për disa muaj para kësaj përvoje afër-vdekjes. Pavarësisht nga shumë teste mjekësore, askush nuk mund t’i jepte një diagnozë të qartë.

Ajo tha: “Mjekët nuk mund të përcaktonin saktësisht se çfarë kishte shkuar keq me mua. Bënë të gjitha llojet e testeve, por asnjëra nuk dha përgjigje të qarta. Trupi im po dështonte, dhe ata nuk mund të gjenin një shkak konkret. Ishte një kohë shumë e vështirë sepse ndjehesha gjithnjë e më keq – dhe askush nuk mund ta shpjegonte pse. Janë marrë me mua kirurgë, neurologë dhe shkencëtarë që studiojnë këto fenomene. Shumë prej tyre pajtohen në diçka shumë të rëndësishme – se sëmundja ime ndoshta ishte një manifestim fizik i emocioneve të mia. Në atë kohë, po kaloj pjesën më të vështirë të jetës sime. Ndonjëherë, ajo që nuk e lëmë të dalë brenda, e gjen mënyrën të shprehet përmes trupit.”

Kjo përvojë e ka ndryshuar plotësisht pikëpamjen e Romero për jetën dhe vdekjen.

Ajo tha: “Më parë, ndjeja një frikë të thellë nga vdekja. E shihja si diçka të errët, të pasigurt dhe të dhimbshme. Pas asaj që përjetova, kuptova se vdekja nuk është një fund, por një tranzicion. Është si të kalosh një derë në një vend ku gjithçka ka kuptim, ku dashuria dhe paqja përfshijnë gjithçka. Nuk kam më frikë nga ajo. Përkundrazi, ndjej një paqe të thellë duke e ditur që jeta vazhdon përtej asaj që shohim, se nuk jemi vetëm dhe se jemi të dashur pafundësisht.”

Përvojat e njerëzve që shohin dhe dëgjojnë gjëra ndërsa janë klinikisht të vdekur kanë njëfarë baze shkencore. Studimet kanë treguar se truri i njeriut vazhdon të funksionojë normalisht për një kohë të shkurtër pasi zemra ndalon, edhe pse aktiviteti i tij duket i ndalur në skaneret e zakonshme. Kërkimet kanë zbuluar gjithashtu se truri mund të ketë shpërthime aktiviteti edhe pas një ore pa oksigjen, gjatë reanimacionit.

Disa njerëz kanë treguar përvoje jashtë trupit, si dritë të ndritshme në fund të një tuneli ose takime me të afërm të ndjerë. Ndërsa shkenca vazhdon të hetojë këto fenomene, pse kaq shumë njerëz përjetojnë gjëra të ngjashme mbetet një mister./Periskopi/

Shpërndaje në: