S’ndalet Rashani, shënon përsëri në Ligue 1, jep edhe asistim
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Elbasasn Rashani, po konfirmon formën e jashtëzakonshme të tij.
Anësori kosovar po shkëlqen në skuadrën e re, Clermont, ku ka gjetur përsëri golin në ndeshjen e sotme, kundër Metz.
Gjithçka ndodhi në minutën e 58’, kur Rashani barazoi për 2:2, që është edhe rezultati aktual i ndeshjes.
Rashani pati merita edhe në golin e parë, kur dha asistim.
Kujtojmë se Elba është ftuar edhe kësaj radhe te kombëtarja dhe pritet të ketë edhe minutat në mungesë të Zenelit, Zhegrovës, por edhe Rashicës (ky i fundit vetëm në ndeshjen e parë).
Shikoni golin më poshtë/Periskopi/
BAYO POUR RASHANI, CLERMONT ÉGALISE !! #cf63FCM pic.twitter.com/V4qd7bHJSJ
— Le Football en VOD XXXV (@FootballXXXV) August 29, 2021