Snapchat fillon të vendosë reklama ngjitur me bisedat

Snapchat fillon të vendosë reklama ngjitur me bisedat

Snapchat së shpejti do të eksperimentojë me vendosjen e mesazheve të sponsorizuara ngjitur me bisedat tuaja me miqtë sipas CEOs Evan Spiegel.

Të quajtur “Sponsored Snaps”, këto reklama nga brendet do të shfaqen si mesazhe të palexuara në tabin Chat, dhe do të qëndrojnë në krye të mesazheve me persona të tjera.

Është hera e parë që Snap do të shfaqë reklama në komponentin më të përdorur të aplikacionit. Spiegel sqaroi se Sponsored Snaps do të shfaqen pa një njoftim dhe hapja e mesazhit është opsionale.

Për të kuptuar pse Snap po e bën këtë veprim, mjafton të shohim drejt financave të kompanisë aksionet e të cilës kanë arritur nivele më të ulëta ndër vite.

Edhe pse tashmë arrin 850 milionë përdorues në muaj në mbarë botën, biznesi i reklamave është ende i vogël krahasuar me konkurrentët si Meta. Gjithashtu Snap nuk është fitimprurës. /PCWorld Albanian

Shpërndaje në: