S’mund të jesh rugoviste pa LDK-në: Ja çka është rugovizmi

RUGOVA PRIJËS POLITIK
(Në 15-vjetorin e shkuarjes së tij)
- Mbamendje
Ibrahim Rugova qe dhe është shqiptari i ditur dhe prijësi politik i dashur i shqiptarëve. Lindi në Cërrcë më 1944 dhe dha frymën e fundit në Prishtinë më 2006.
Në politikë hyri me identitet krijuesi e dijetari. Që nga themelimi udhëhoqi LDK-në, me tri postulatet programore: liri, pavarësi, demokraci, dhe punoi për themelimin e Kosovës së pavarur.
U zgjodh President i Kosovës, dy herë me votë të drejtpërdrejtë qytetare dhe dy herë me votë popullore të deleguar në Kuvendin e Kosovës. Organizoi referendum për pavarësinë e Kosovës dhe punoi për njohjen e saj ndërkombëtare. Ideoi dhe propozoi simbolet shtetërore të Kosovës, Flamurin dardan dhe Himnin me një këngë kushtrimore të Kosovës. U vu në ballë të Këshillit të Partive Politike Shqiptare, duke kërkuar konsensusin demokratik për krijimin e institucioneve të shtetndërtimit dhe pajtimin për interesat strategjike kombëtare të vendit.
Ka 15 vjet që veprimi i tij është pranuar historik, por e sotmja politike në mesin tonë e bën me pasion ligjërimin për këtë histori të ndodhur, sikur të ishte ende e pashkruar.
Prandaj, kjo mbamendje.
- Politika e Rugovës
- Politika e Rugovës është politikë kombëtare me fytyrë të njeriut që krijon miqësi. Është frymë e përbashkimit shqiptar të krahinave, feve e ideve. Është politikë e mosdhunës dhe e durimit, jo vetëm në zgripin e katastrofës, por edhe e provës universale: që dhuna lind e riprodhon dhunën. Është legale e legjitime për ta promovuar solidaritetin e popullit si tërësi, duke pasur parasysh energjinë krijuese të mbrendshme, të pacenueshme nga ndasitë. Është ftesë për mirëkuptim (të mbrendshëm) dhe ftesë për marrëdhënie (të jashtme); ofertë për bashkëpunim për marrje e dhënie, e shqiptuar me fjalë të buta, pa klithma të dëshpërimit.
III. Rugovizmi
- Rugovizmi është sjellje shqiptare e kultivuar, për ta mundur injorancën, padijen, si gjendje që duhet të ndryshohet. Kërkon veprimin e matur si përhershmëri përkundrejt rebelimit frymëfyt dhe cubnisë individuale, e cila nuk parasheh pasojat. Rugovizmi nuk është mitizim, përkundrazi është demitizim, qoftë duke trajtuar figurën politike, krijuese e kulturore të Ibrahimit. Rugovizmi i parë si lexim i gjesteve individuale të Ibrahim Rugovës, është padije e moskuptim.
- Rugovizmi si frymë e praktikë kërkon zbatim në rrethana, mirëpo nuk mund të shpërdoret. Rugovizmi ka shtrirje në kohë; përthyerja e vlerësimi i tij në çast është thjeshtim apo moskuptim në thelb. Rugovizmi tashmë nuk është vetëm model, por edhe traditë politike, sepse rugovizmi jetohet e përjetohet para se të bëhet vepër e kryer.
- Trashëgimi
- Doktrina politike e sistemit demokratik nuk parasheh as nuk paragjykon prijësin trashëgimtar me emër e me mbiemër. Aq më pak trashëgimtar të vetëshpallur me emër e mbiemër të vetin. Edhe më pak individ që vetëprojektohet për t’i prirë apo për t’i grahur grigjës. Shembulli e ilustron modelin.
- Rugova as në teh të mendjes nuk e ka pasur të propozojë apo të emërtojë trashëgimtar. Nuk mund ta bënte këtë njeriu që alfë dhe omegë të zgjedhjes së udhëheqësit e kishte votën e lirë qytetare. Prandaj, është rrenë e gjysagjelave që riprodhohet se si Filani apo Fisteku paska qenë i zgjedhur i tij apo i rekomanduari i tij, si trashëgimtar.
- Liliputanët, që kujtojnë se duke hipur në krah të kolosit shohin më larg; janë më qesharakët e naivët, sidomos kur “bëjnë bé” rrejshëm se e kanë njohur, madje përmendin fjalët testamentare “që ua ka thënë në besë”.
- Lakmia e përvetësimit
- Rugova nuk njihet me lakmi, por me dashuri njerëzore. Është një dhe nuk pjesëtohet as kulturalisht as politikisht. Mirëpo, në shoqërinë e injorancës, është kaq e gjallë makutëria që vlera të mos njihet e të krijohet por të rrëmbehet e të posedohet.
Kur ndërroi jetë Rugova qindra mijëra njerëz të Kosovës, shqiptarë e të jashtëm, erdhën në Prishtinë t’ia bëjnë nderimin. U bënë një. Por makutëria e përvetësimit nuk njeh moral as ideal. Pas 15 vjetësh, zotëron teknika agresive e copëtimit. Rivaliteti i do dy koka të krisura që e kanë vështirë të kuptohen.
- Secila palë e do për vete, ose Hasreti Ibrahim, ose Shenjtori Ibrahim, duke e paragjykuar besimin e Rugovës, që ishte besim i librave abrahamikë. Rugova tha për vete: “Jam shqiptar, mysliman simbolik”, që do të thotë jopraktikues. I yni, thonë palët, gjithsecili duke kujtuar mënyrën se si u falën e u lutën në varrimin e tij.
- Një dinjitar fetar tha: “Kurrë nuk ka vdekur si mysliman” dhe shtoi “ka pasur krishterimin, nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, vijoi edhe më, “ka qenë shpirt katolik, këtë s’e mohon as Zoti”! Dinjitari fetar pa dije e rivalizon edhe Njeriun edhe Zotin, me zjarrminë e posedimit.
Ibrahim Rugova vetë, këto çështje i kishte mbyllur herët me penën e vet te “Bota e re” e studentëve, të cilën e redaktonte në fillim të viteve shtatëdhjetë. Atëherë Rugova shkroi artikullin polemik “Kush është gjak shqiptari?!”.
- Rugova nuk mund të pjesëtohet përmes lakmisë për ta përvetësuar. Ai mësoi dhe punoi për përbashkësinë shqiptare nëpërmjet ideologjisë kombëtare: për gegë e toskë, duke pëlqyer doktrinën besimtare të krishterë – “dashurinë” dhe doktrinën besimtare islame – “paqen”. Prandaj: “me e dashtë paqen” është doktrina e tij kundër urrejtjes, ndarjes, e dhunës.
- Vëmendje
LDK-ja sot duhet të ruajë parimet themelore të partisë së djathtë nacional-demokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste. Ndryshimet e ngutshme programore e vepruese do ta shpinin qoftë kah klientelizmi politik (ku të tjerë janë mjeshtër të provuar), qoftë kah përmbysjet e mësymjet revolucionare me ambicie totalitare (që i ka provuar historia). Në konkurrencën politike në Kosovë, LDK-ja përballet me rivalë të egër, që kanë një rrënjë e një qëllim: marrjen e pushtetit me çdo kusht, të frymëzuar edhe nga revanshi historik për sistemin e përmbysur.
Nuk mund ta bartë shenjën e LDK-së as të rugovizmit askush që në trajtë plangprishësi ndahet nga shtëpia e moçme, për të gjetur strehë të tjera, sidomos nën çadrën ideologjike të partive rivale. Këto shenja janë të rënda edhe për arrivistët e rinj e të vjetër që mburren për nisje të kryengritjes rugoviste. Kryengritjet te ne janë të panumërta, si dhe tragjike. Nuk mund të ketë kryengritje rugoviste.
Ka vetëm punë për fitore rugoviste. Këtu e ka bazën politika e urtë e LDK-së së Rugovës që ka vizionin se mendimi duhet t’i prijë veprimit.
Kërkesat për ndryshime të mbrendshme nuk barazohen me konvertime politike. Konvertimi politik është korrupsion i idesë e i programit. Prandaj, konvertitët kudo që shkojnë mbeten arrivistë. Të jesh rugovist pa LDK-në është e pamundshme dhe e pakuptueshme.
Duket që është bërë modë të flitet kundër LDK-së. Apologjia e LDK-së është detyrim dhe nevojë. Apologjia e saj është zbatimi i programit të saj politik.
Kjo është vëmendje që buron nga veprimi i Ibrahim Rugovës, organizatorit më karizmatik të vullnetit të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesit ekselent të Kosovës dhe të njohjes së saj.