S’mjaftoi që s’iu përfill ftesës, tash Kurti edhe e sulmon Prokurorinë: Lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar Qeverinë

S’mjaftoi që s’iu përfill ftesës, tash Kurti edhe e sulmon Prokurorinë: Lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. E njëjta e kishte urdhëruar Kurtin që të shkojë për intervistim në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervës.

Megjithatë, Kurti tashmë ka arritur në Gjilan, i cili nga atje deklaroi  se është i gatshëm të përgjigjet para Prokurorisë, por ka refuzuar të shkojë në objektin e këtij institucioni.

Ai po ashtu sulmoi Prokurorinë duke thënë se lirinë po e keqpërdorë.

“Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim, dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme, ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që e ka synim dëshminë e dëshmitarit, nuk humb kohë. Pse i hup Prokuroria tre muaj? Është më shumë e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portalit të oligarkut, se të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria nuk ka qenë më e lirë për të vepruar, lirinë po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Nuk ka qeveri që e ka luftuar korrupsionin e krimin si qeveria jonë në këto katër vite”, tha Kurti.

Shpërndaje në: