Smartfonët mund të lexojnë medimet tuaja, kështu thonë gjetjet e reja
Njerëzit në Facebook janë duke shkuar poshtë një rruge që mund të përshkruhet si një rrymë post-Orwelliane…
Jo i kënaqur me faktin se përdoruesit e tyre me dëshirë ndajnë informacionet e tyre intime në baza ditore. Facebook po kërkon të riformësojë botën dhe të shpjegojë mendimet të cilat nuk janë verbalizuar.
Në shkurt, Mark Zuckerberg lëshoi ”Manifestin e Facebookut”, i cili, nën një vello të hollë të fjalorit altruist, fshehu një vizion anti-utopian të një “bote të lidhur”, ku rrjedha e informacionit mbikëqyret dhe përhapet duke përdorur inteligjencën artificiale dhe algoritme të përpunuara.
Por kjo nuk mjafton me kaq…
Facebook ka mbledhur një skuadër prej 60 personash, duke përfshirë të mësuarit përmes makinave dhe ekspertë të protetikës nervore, inxhinierë të ndërfaqes kompjuterike të trurit dhe inxhinierë të imazhit nervor, për të krijuar një smartphon për të lexuar mendjet e njerëzve.
Ky sistem i sofistikuar do të ishte në gjendje të shkruante 100 fjalë në minutë – duke marrë mendimet e përdoruesve të rrjeteve sociale, raporton “Locklip”, transmeton Periskopi.
Facebook planifikon të zhvillojë sensorë joinvazivë që mund të masë aktivitetin e trurit qindra herë në sekondë në një rezolucion të lartë për të deshifruar sinjale të trurit të lidhur me gjuhën në kohë reale.
“Asnjë teknologji e tillë nuk ekziston sot, ne do të duhet të zhvillojmë një.”
Facebook po shqyrton përdorimin e imazhit optik – duke përdorur lazer për të kapur ndryshimet në zonat e neuroneve si ato aktivet – për të mbledhur fjalë drejtpërdrejt nga truri ynë para se t’i themi ne ato.
Nëse këto sinjale mund të lexohen, ato mund të transmetohen në heshtje tek njerëzit e tjerë.
Regina Dugan u përpoq të shuajë frikën e njerëzve duke vënë në dukje se Facebook do të deshifronte vetëm fjalët që do t’i thonit gjithsesi.
“Nuk ka të bëjë me dekodimin e mendimeve të rastësishme”, tha ajo.
“Po flasim për dekodimin e fjalëve që tashmë keni vendosur të ndani duke i dërguar ata në qendrën e fjalimit të trurit tuaj”.
Facebook ka 60 njerëz që punojnë për të lexuar mendjen tuaj
Sidoqoftë, qëllimi i asaj teknologjie është leximi i mendimeve dhe për t’i përkthyer ato në komandat kompjuterike.
Një tjetër arsye pse Facebook kërkon të jetë në gjendje të lexojë valët e trurit është të shtyjë teknologjinë e saj duke iu përshtatur realitetit të sotëm.
Facebook duket të jetë i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve që askush nuk i ka kërkuar ndonjëherë.
Ata duan të dinë se çfarë po mendoni. Gjatë gjithë kohës…/Periskopi/