Smakiqi: Presidentja po shkel të drejten e të burgosurve duke mos aplikuar faljen
Në vitin 2024 janë regjistruar 105 kërkesa për falje, nga të burgosurit, megjthatë presidentja Vjosa Osmani nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për t’i falur ata.
Avokati Xhevdet Smakiqi e ka cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm dhe të papërgjegjshëm.
Ai thotë se është shkelje e drejtat e të burgosurve, të cilët janë rehabilituar dhe janë të gatshëm për t’u rikthyer në shoqëri, njofton Klankosova.tv.
“Është e pasjellshme dhe jo etike, sepse presidentja nuk ka të drejtë të eliminojë institucionin e faljes, që është një institut i përcaktuar me ligj dhe kushtetutë”.
“Ajo duhet ta zbatojë këtë të drejtë dhe nuk ka arsye që për katër vjet të mos falet asnjë i burgosur”, u shpreh Smakiqi.
Ai përmend se ky institut për falje është përdorur nga presidentët e mëparshëm të Kosovës dhe se është një praktikë e aplikuar edhe në shtetet demokratike.