Smakiqi: Kemi një klasë politike shumë primitive në pushtet, në krye me Albin Kurtin
Dejona Mihali e Ridvan Muharremi janë emrat që qarkulluan ditëve të fundit në media. Të dy emra të lidhur me Qeverinë Kurti, kanë një të përbashkët intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës për skandale që nxitën reagime të mëdha në vend, shkruan Periskopi.
Lidhur me këto zhvillime Periskopi ka kontaktuar avokatin Xhevdet Smakiqi i cili tha se për fatin e mire të Kosovës edhe pse Prokuroria dhe kryeprokurori i saj Blerim Isufaj është sulmuar disa herë nga pushteti, madje direkt nga kryeministri Kurti, megjithatë e ka ruajtur integritetin dhe pavarësinë e saj.
“…Prandaj duke qenë se PSRK-ja komplet sistemi prokurorial dhe gjyqësor është ndërtuar konsoliduar dhe avancuar me ndihmën e shteteve mike si Amerika BE-ja, përfshirë trajnimet duhet të jemi falenderues për këtë shtyllë shtetërore të drejtësisë që mbronë interesin publik paranë publike dhe jetën e qytetarëve, siç është PSRK-ja. Prandaj PSRK-ja për fatin e mirë të Kosovës edhe pse Kryprokurori i saj z.Blerim Isufaj është sulmuar direkt dhe në formën më brutale nga ana e Kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës dhe ministrave të tij me motivin per të mbrojtur militantët e tyre në pozita ekzekutive, si rasti Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, deri më sot e ka ruajtur integritetin dhe pavarësinë e saj e duhet përshëndetur nga secili qytetarë dhe politikanë…”- u shpreh Smakiqi.
Tutje Smakiqi theksoi për Periskopin se fatkeqësisht Kosova udhëhiqet nga një klasë politike primitive në krye me Albin Kurtin, e cila në vend se të kërkoi vet hetime nga Prokuroria të shkarkoi të dyshuarit nga pozitat politike, ka zgjedhur të sulmoi PSRK’në.
“…Por për fatin e keq kemi një klasë politike në pushtet e cila ka sjellur sjellje primitive të pa përgjëgjshme në krye me Albin Kurtin ku në vend që të kërkoi vet hetime nga PSRK-ja, të shkarkoi të dyshuarit nga pozitat politike e ekzekutive, ai ka zgjedhur të sulmoi PSRK sistemin gjyqësor duke shkelur nenin 46 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.”- tha ai.
Sipas avokatit Smakiqi edhe pse në parim Qeveria dhe ministrat e saj do të duhej ta përgëzonin Prokurorinë Speciale për punën e saj, pa dhënë vlerësime e komente për punën e pushtetit të ndarë siç është gjyqësori.
“…Parimi themelor në një Republikë Parlamentare Demokratike ku pushteti me Kushtetutë janë të ndara është që Ekzekutivi dhe Legjislativi të mos përzihen me asnjë veprim dhe as me deklarime në punët e drejtësisë.Prandaj duke qenë se PSRK-ja komplet sistemi prokurorial dhe gjyqësor është ndërtuar konsoliduar dhe avancuar me ndihmën e shteteve mike si Amerika BE-ja, përfshirë trajnimet duhet të jemi falenderues për këtë shtyllë shtetërore të drejtësisë që mbronë interesin publik paranë publike dhe jetën e qytetarëve, siç është PSRK-ja. Edhe pse në parim secili i dyshuar për vepra penale konsiderohet i pafajshëm deri në aktgjykimin e formës se prerë, mbetet përgjegjesi politike dhe ligjore qe Kryeminstri i Republikës së Kosovës dhe Ministrat e tij edhe deputët duhet të përgëzojnë, mbështetin punën e organeve të drejtësisë pa komente për vlerësimin e punës së pushtetit të ndarë siç është gjyqësori…”- u shpreh ai për Periskopin.
Kujtojmë se më 20 shtator, Dejona Mihali u intervistua nga Prokuroria për bashkëpunim me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK’ut, Nagip Krasniqi i akuzuar për korrupsion. Periskopi kishte raportuar se Prokuroria ka arritur t’i zbuloi imellat e Dejona Mihalit edhe me ambasadorin Martin Berishaj dhe gjithashtu dyshohet se është e përfshirë edhe në skandalin e Faruk Mujkës, kryeshefit aktual të Ujësjellësit të Mitrovicës, i cili u arrestua vitin e kaluar nën dyshimin për korrupsion.
Derisa javën e kaluar nga Prokuroria u intervistua miku i ngushtë i kryeministrit Kurti, biznesmeni Ridvan Muharremi, lidhur me skandalin për rezervat shtetërore për të cilin ishte arrestuar vitin e kaluar./PERISKOPI