Smajljaj tallet keq me ministrin Maqedoncin: Na ka mbetur edhe Britaninë me kalu me flota detare

Smajljaj tallet keq me ministrin Maqedoncin: Na ka mbetur edhe Britaninë me kalu me flota detare

Politologu Avdi Smajljaj është tallur me deklaratën e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se Kosova po ndërton fabrika të municionit, kurse Franca nuk e ka një fabrikë të tillë.

Duke ironizuar me vlerësimin e ministrit, ai ka thënë se Kosovës i ka mbetur me e tejkalu edhe Britaninë e madhe dhe flota detare dhe nëndetese.

Ai ka përmendur edhe armët bërthamore.

“Pas Francës që e kemi kaluar me fishekë e armatim, na ka mbetur edhe Britaninë me kalu me flota detare dhe nëndetëse, dhe Rusinë me armë bërthamore, dhe jemi në rregull pastaj. Nëndetëset mund t’i mbajmë në lumin Llap ose Sitnica. Ku me i mbajtë armët bërthamore mund të vendosim pastaj, ka mundësi në Bërnicë”, ka shkruar Smajlja në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje në: