“Anton Çeta rastisi të jetë katolik ashtu si Adem Jashari të jetë mysliman – por vepruan si shqiptarë”

Analisti Fitim Salihu thotë se Anton Çeta rastisi të jetë katolik si Adem Jashari që rastisi të jetë mysliman.
Ai thotë se Çeta ‘mbi të gjitha ishte shqiptar dhe veproi si shqiptar”.
Ja shkrimi i plotë i z.Salihu në profilin e tij në Facebook:
Anton Çetta ka rastis të jetë katolik, ashtu sikurse Adem Jashari ka rastis të jetë mysliman. Ashtu si dikush rastis të jetë nga Gjilani e një tjetër nga Gjakova. Njeriu është ajo çfarë bën. Njeriu është vepra e tij. Anton Çetta para së gjithash është shqiptar sepse vepra e tij kolosale e pajtimit të gjaqeve ka qenë ekskluzivisht në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.
Prandaj, edhe pas vdekjes, ai duhet të nderohet si i tillë, si ante i kauzës së të gjithë kombit. Për rrjedhojë, ai e meriton një përmendore në një hapësirë publike, të të gjithëve, jo në një institucion partikular që përfaqëson vetëm një komunitet fetar të caktuar. Sepse Anton Çetta ka qenë mbi të gjitha shqiptar dhe ka vepruar si shqiptar. Ai duhet nderuar si shqiptar dhe jo si katolik.