‘Sky Germany’: Sapo u refuzua oferta e parë e Chelseat për Erling Haalandin

Borussia Dortmundi ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat për superyllin e skuadrës, Erling Haaalnd, sipas raporteve befasuese.
Disa klube elitare evropiane, përfshirë Manchester Cityn dhe Real Madridin, kanë shprehur interesim në transferimin e Haalandit këtë verë.
Dhe tash, Chelseat i është refuzuar oferta e parë për të.
‘Sky Germany’ potencon se klubi nga Bundesliga refuzoi ofertën e londinezëve, ku u përfshi edhe Tammy Abraham apo Callum Hudson-Odoi si pjesë e shkëmbimit.
Dortmund, megjithatë, e ka refuzuar ofertën pasi është e vendosur ta mbajë 20-vjeçarin në klub. /Periskopi.com/