Skuadra e Serie A në telashe të mëdha, FIFA i bllokon për 2 vite transferimet e futbollistëve

Skuadra e Serie A në telashe të mëdha, FIFA i bllokon për 2 vite transferimet e futbollistëve

Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s ka sanksionuar Spezia-n për shkelje të merkatos dhe regjistrim të lojtarëve nën moshën 18-vjeç, duke vendosur një dënim të rëndë për klubin ligurian. 500,000 franga gjobë (rreth 460,000 euro), por mbi të gjitha merkato e bllokuar për 2 vjet.

Drejtuesit e klubit të Spezia-s shprehen se ndihen të befasuar nga vendimi, duke nënvizuar se parregullsitë e pretenduara ndodhën nën menaxhimin e mëparshëm dhe gjithashtu këtë çështje do e çojnë në apel.

“Pas një hetimi të kryer nga Departamenti Rregullator i FIFA-s, lexohet në një njoftim, – Komisioni Disiplinor i organit më të lartë të futbollit zbuloi se klubi La Spezia ka shkelur nenin 19 të Rregullores së FIFA mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve (RSTP), duke marrë disa lojtarë të mitur nigerianë në Itali. Kështu ka anashkaluar artikullin e lartpërmendur RSTP, përveç rregullave kombëtare të imigracionit.

Pranimi i përgjegjësisë nga klubi për shkeljet e tij serioze rregullatore bëri që Komisioni i Disiplinës në FIFA t’i bllokojë merkaton, në shkallë vendi dhe ndërkombëtare, për katër seanca së bashku, shto këtu gjobën prej 500.000 franga zvicerane”.

Shpërndaje në: