Skuadra e Milanit për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në ‘San Siro’
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli konfirmoi skuadrën me 22 futbollistë që është e disponueshme për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në ‘San Siro’ sonte.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Pas barazimit 2-2 në Serbi, Milani është përgatitur për ndeshjen e kthimit në ‘San Siro’, ku Zlatan Ibrahimovici pritet të fillojë takimin nga banka rezervë përsëri, transmeton Periskopi.
Ismael Bennacer dhe Mario Mandzukic nuk janë ftuar.
Kujtojmë se tashmë hetimet janë hapur nga UEFA kundër Crvena Zvezdës, pasi në ndeshjen e parë pati thirrje raciste kundër Ibrahimovicit nga ana e disa fansave, të cilët as që është dashur të ishin prezent në stadium për shkak të masave anti-Covid.
Kjo është skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen kundër Zvezdës: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Dalot, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori; Calhanoglu, Castillejo, Diaz, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Ibrahimovic, Leao, Rebic. /Periskopi.com/