Skuadra e Juventus konfirmon nisjen e hetimeve ndaj tyre – akuza për keqpërdorim milionash
Juventus mund të futet në një krizë të dytë, pas asaj që e përcolli me skandalin e Calciopoli.
Mbrëmë është raportuar se janë bastisur zyrat e skuadrës së Juventus, në kuadër të një rast hetimi për keqpërdorim parash dhe mashtrimeve në sferën e transferimeve.
Presidenti Andrea Agnelli është nën hetime për kontabilitet të rremë, si dhe drejtorët tjerë aktual dhe ish-drejtorët e klubit, përfshirë ikonën Pavel Nedved.
Lidhur me këto, Juventus kanë njoftuar se janë nën hetime aktualisht, dhe kanë bërë të ditur se do të bashkëpunojnë me organet kompetente.
“Juventus Football Club SpA (“Juventus” ose “Kompania”) pranon se Zyra e Prokurorit Publik të Gjykatës së Torinos ka filluar hetimet kundër Kompanisë dhe disa prej oficerëve të saj aktualë (Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Stefano Cerrato) dhe ish zyrtarët në lidhje me pikën “Të ardhurat nga të drejtat e regjistrimit të lojtarëve”, thuhet në deklaratën e Juventusit.
“Kompania po bashkëpunon me hetuesit dhe me “CONSOB” dhe beson se do të sqarojë çdo aspekt me interes për të pasi beson se ka vepruar në përputhje me ligjet dhe rregulloret që rregullojnë përgatitjen e raporteve financiare, në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe në në përputhje me praktikën ndërkombëtare në industrinë e futbollit dhe kushtet e tregut”, është thënë ndër të tjerash në komunikatën e Juventusit.
Juvenutsi po hetohet për 282 milionë euro fitime të dyshimta kapitale gjatë tre viteve të fundit.
Transferimet që po hetohen janë shkëmbimi Arthur-Pjanic me Barcelonën, por edhe transferimi i Joao Cancelo. /Periskopi/