Skuadra e “Alfa Romeo”: Zhou është me vetëdije
Skuadra e Alfa Romeo ka rikonfirmuar gjendjen e mirë të Zhou.
Piloti i Alfa Romeo, Zhou Guanyu është aksidentuar sot në xhiron e parë të garës së Silverstone.
Aksidenti ishte nga më të frikshmit që kanë ndodhur në vitet e fundit në Formula 1, por për fat të mirë, piloti është në gjendje të mirë.
“Zhou është me vetëdije, ai është duke biseduar dhe nuk ka fraktura”, ka thënë skuadra e Alfa Romeo, për pilotin tjetër të skuadrës, Valtteri Bottas.
“Pasur parasysh rrethanat, gjendja e tij është goxha e mirë”, u tha tutje.
Dizajnimi dhe modifikimi i ri i bolidëve ka bërë që aksidentet fatale t’i kenë gjasat minimale në garat e Formula. Kjo u vërtetua edhe sot.