Skuadra amatore japoneze ka shpikur një rutinë të re nga gjuajtja e lirë – është aq bizare sa që ka shkuar viral
Një rutinë nga ndërprerja në ndeshjen e të rinjëve në Japoni së fundmi është aq bizare, sa që ka shkuar viral në internet.
Shkolla e Mesme, Takagawa Gakuen u ndesh me Shkollën e Mesme Seriyo në ligën e Shkollave të Mesme në Japoni, të mërkurën, transmeton Periskopi.
Dhe dërgoi kreativitetin në një nivel tjetër kur u akordua një gjuajtje e lirë në një pozitë të rrezikshme.
Gjashtë futbollistë të Takagawa Gauken e pozicionuan veten në zonën kundërshtare.
Një prej lojtarëve qëndroi i vetëm në zonën e shtatë metrave, derisa pesë të tjerët formuan një rreth në afërsi të vijës së 16 metrave.
Pesë lojtarët në mënyrë bizare mbajtën duart me njërin tjetrin dhe vazhduan të kërcejnë në rreth.
Ata pastaj u ndan nga njëri-tjetri dhe sulmuan zonën në drejtime të ndryshme.
Pasi u krosua në zonë, njëri prej futbollistëve të Takagawa Gauken qëlloi rrjetën me kokë.
Ishte bizare dhe gjeniale në të njejtën kohë. Shikoni më poshtë… /Periskopi.com
高川学園、フリーキックの時に輪になって踊ってたんだけど何? pic.twitter.com/gYCml8YsKJ
— yoshinikov (@yoshinikov) December 29, 2021