Skoda Enyaq Coupe iV – quhet crossoveri i ri elektrik

Skoda Enyaq Coupe iV – quhet crossoveri i ri elektrik

Enyaq Coupe iV i përket familjes së automjeteve Enyaq dhe bazohet në modelin SUV me të njëjtin emër dhe, përveç versionit të rregullt, klientëve do t’u ofrohet edhe një veturë sportive me logon RS.

Skoda mburret se EV e re ka një aerodinamikë të përmirësuar dhe koeficientin shumë të ulët të rezistencës së ajrit,Sipas prodhuesit çek, kjo veti, e kombijhuar me peshën më të ulët të automjetit, garanton një autonomi më të madhe të drejtimit.

Ndryshe, Skoda ofron katër versione, përfshirë një RS me performancë të lartë, dhe dy opsione të baterive. Modeli bazë Enyaq Coupe iV 60 ka një kapacitet baterie prej 62 kWh dhe një motor elektrik prej 180 KF (132 kW) dhe 310 Nm, ndërkohë që fuqia transmetohet në rrotat e pasme. Vetura i arrin 100 km/h për 8.8 sekonda.

Të tre modelet e mbetura, Enyaq Coupe iV 80, Enyaq Coupe iV 80x dhe Enyaq Coupe iV RS janë të pajisur me bateri më të madhe, prej 82 kWh.

Ndryshe, shpejtësia maksimale e të tre versioneve është e kufizuar në mënyrë elektronike në 160 km/h.

Në krye të gamës është modeli RS, dy motorët elektrikë të të cilit ofrojnë 299 KF (220 kW) dhe 460 Nm çift rrotullues maksimal.

Enyaq Coupe iV RS nga 0 në 100 km/h arrin për 6,5 s, para se të arrijë maksimumin e shpejtesisë së kufizuar elektronikisht 180 km/h.

Autonomia e vozitjes e matur me standardin WLTP është 545 km, ndërsa bateria mund të mbushet  (10 deri në 80%) për 29 minuta.

Skoda Enyaq Coupe iV ka një gepek prej 570 litrave, pak më pak se modeli Enyaq iV me 585 litra hapësirë. Vetura do të mbërrijë në sallonet evropiane në pranverë, dhe deri atëherë do të dihet edhe çmimi dhe detajet tjera teknike.

Shpërndaje në: