Skocia bëhet vendi i parë në botë që jep produktet e periodave falas për të gjithë

Skocia bëhet vendi i parë në botë që jep produktet e periodave falas për të gjithë

Skocia është vendi i parë në botë që i bën produktet për menstruacionet falas për të gjithë.

Anëtarët e Parlamentit skocez miratuan unanimisht të martën Ligjin për Produktet për Menstruacionet.

BBC shkruan se tani është detyrë ligjore e autoriteteve lokale për t’u siguruar që sendet falas të tilla si tamponët dhe pecetat sanitare të jenë në dispozicion për “këdo që ka nevojë për to”.

Projekt-ligji u prezantua nga anëtarja e Parlamentit, Monica Lennon. Ajo ka bërë fushatë për t’i dhënë fund varfërisë së periodave që nga viti 2016.

Ajo tha se kjo ishte bërë edhe më jetike për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Periodat nuk ndalen për pandemitë dhe puna për të përmirësuar mundësinë e përdorimit të tamponëve thelbësorë dhe pecetave nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.”- shtoi ajo.

Çfarë është varfëria e periodave?

Varfëria e periodave është kur ata me të ardhura të ulëta nuk mund të përballojnë ose të kenë produkte të përshtatshme për periodat (menstruacionet).

Me periudha mesatare që zgjasin rreth pesë ditë, grave mund t’u kushtojnë deri në 8 pound në muaj për tamponët dhe pecetat. Dhe shumë gra përpiqen të përballojnë kostot.

Shpërndaje në: