Skitarja e Shqipërisë e pafat, dëmtohet rëndë në stërvitje
Rrëzimi që pati mëngjesin e të martës në stërvitje i kushton shumë Lara Colturit, përfaqësueses së Shqipërisë në Botërorin e skive.
Pak orë pasi debutoi në një kampionat botëror në nivelin e të rriturve, Lara do duhet të ndalet.
Dëmtimi që pësoi në gjurin e djathtë e ndalon sportisten e Shqipërisë, që ta mbyll këtu rrugëtimin.
Nga mediet italiane mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit dhe duhet të operohet dhe mundësia e rikthimit në pistë pritet të ndodhë sezonin e ardhshëm./ss