Skitari kosovar Klos Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, kjo është rënditja e tij
Skitari ynë, Klos Vokshi, ka garuar sot në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, ku po mbahet EYOF 2023.
Në një shteg të vështirë dhe konkurrencë të fortë, ku po marrin pjesë skitarët më të mirë të Evropës nën 18 vjeç, Vokshi zuri vendin e 70-të prej 100 garuesve, 28 prej të cilëve dolën nga shtegu. Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda, shkruan Periskopi.
Vokshi garon edhe të premten në sllallom të madh. Nesër në sllallom garojnë Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj.
Garën e tij e përcollën edhe drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e FSK-së me kryetarin Milaim Kelmendi.