Skijatorët urojnë në mënyrë të veçantë pavarësinë, shpalosin flamurin gjigant të Kosovës në pistë

Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar Kosova për këtë ditë historike, një urim i veçantë ka ardhur nga disa skijatorë nga qendra e skijimit të Kodrën e Diellit në Tetovë.
Ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Kosovës, derisa lëshoheshin në pistën e sikjimit.
I njëjti flamur u vendos edhe në teleferik.
“Gëzuar Pavarësinë 17 vite, gëzuar Kosovë”, ishte urimi që erdhi nga këta sikjatorë. /Telegrafi/